“Burg kush ndez kondicionerin mbi 19 gradë”, Balluku: Lajmin e lexova te Daily Mail

by admin
Spread the love

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku gjatë seancës së sotme plenare sqaroi deklaratën e disa ditëve më parë kur u shpreh se Zvicra dënon me burg çdo person që mban kondicionerin mbi 19 gradë.

Në fjalën e saj, Balluku tha se në deklaratën që dha iu referua një artikulli të “Daily Mail”, ashtu siç i referohet dhe mediave të tjera prestigjoze “BBC” dhe “CNN” për deklara të ministrave të tjerë.  Për të mbështetur atë që po thoshte, Balluku solli në vëmendje deklaratën e ministres së Mjedisit së Zvicrës e cila tha se njerëzit duhet të bëjnë dush bashkë për të kursyer energji.

Sipas saj duhet të jetë shteti zvicerian që duhet të hedh në gjyq “Daily Mail” për përhapjen e lajmeve të rreme.

“Për Zvicrën i referohem Daily Mail. Këto abuzimet që jeni mësuar për të bërë. Sot në kushtet e krizës energjetike çdo budallëk i thotë nga ana juaj ne na shërben se është reklamë. Shtetit zvicerian i duhet të hedhë në gjyq Daily Mail.  Të mos e lejojë më të thotë gjëra të tilla. Dje kemi parë në të gjithë ekranet se çfarë thotë ministrja e Mjedisit që njerëzit duhet të lahen bashkë. Ne i referohemi burimeve prestigjoze”-tha Balluku./Opinion.al

 

You may also like