Bunjamin Shabani: Shkëndija ekip cilësor, por ne kërkojmë rastin tonë

by admin
Spread the love

Të mërkurën luhen ndeshjet e 1/4 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut dhe duel interesant do të luhet në Tetovë ku Shkëndija do të ndeshet me Struga Trim&Lum. Shkaku i pandemisë edhe këtë vit formati luhet me ndeshje teke dhe praktikisht dueli që nis në orën 13:00 do të vendos se cila skuadër do të avansojë në gjysmëfinale. Para ndeshjes ka folur kapiteni i struganëve, Bunjamin Shabani i cili ka luajtur në të kaluarën me Shkëndijën dhe shfaq mirënjohe e respekt për kuqezinjtë.

“Do jetë ndeshje e vështirë, dihet kualiteti dhe fondi i lojtarëve të Shkëndijës, mirëpo duke pasur parasysh se është vetëm një ndeshje,  duhet të bëjmë maksimumin dhe të jemi të kujdesshëm për të nxjerrë më të mirën nga kjo ndeshje”, ka thënë Bunjamin Shabani.

You may also like