Bunjamin Shabani: Fitore me meritë ndaj Renovës, luftojmë në dy fronte për të luajtur sërish në Europë

by admin
Spread the love

Struga Trim Lum fitojë 1:0 ndaj Renovës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të dhe fundit të gjysmësezonit vjeshtor në elitën e futbollit vendor.

Golin e vetëm të sfidës, struganët e realizuan në shtesat përmes Dejan Cvetanovskit, për të mbyllur kështu sezonin vjeshtor me fitore. Përballjen me Renovën e ka komentuar kapiteni i Strugës, Bunjamin Shabani.

“Ndeshje e vështirë, Renova posedon ekip cilësor, por ne dominuam gjithë ndeshjen dhe në fund erdhi goli. Mendoj se me meritë i fituam tri pikët në këtë përballje”, tha kapiteni i Strugës Bunjamin Shabani.

Futbollisti më i rëndësishëm i Strugës ka komentuar rrjedhën e këtij gjysmësezoni, me struganët që e mbyllin në pozitën e 7-të me 26 pikë të grumbulluara, 1 më pak se Renova e Makedonija Gjorçe Petrovi që renditetn para tyre, ndërkohë ndodhen edhe në gjysmëfinale të Kupës.

“Në këtë gjysmësezon vjeshtor si ekip kemi pasur ulje dhe ngritje. Ndoshta mund të ketë ndikuar edhe ndeshjet e Europës që kishim, por gjithsesi sërish jemi afër kreut dhe në anën tjeter jemi edhe në gjysmëfinale të Kupës, ku është mundësi e mirë për ne që të përfundojmë në pozitat që çojnë në garat e Europës dhe për herë të dytë radhazi të luajmë në kompeticionet europiane”, përfundoi Bunjamin Shabani.

You may also like