Bundesliga: Ndeshje e çmendur në Dortmund, nuk ka fund kriza e Leverkusenit

by admin
Spread the love

Një ndeshje e çmendur është zhvilluar në “Signal Iduna Park”, aty ku Werder Bremen ka mposhtur 3-2 Borussia Dortmund. Vendasit po kryesonin 2-0 sfidën deri në minutën e 89-të, por miqtë kanë përmbysur gjithçka dukë shënuar 3 gola në ato pak minuta të mbetura.

Buchanan shkurtoi diferencën 1 minutë para përfundimit të kohës së rregullt, ndërsa Schmidt dhe Burke shënuan golat e përmbysjes së madhe në kohën shtesë.

Borussia Dortmund merr suksesin e tretë radhazi në Bundesligë, pasi ka mposhtur në shtëpi Werder Bremen me rezultatin 2-1. Verdhezinjtë kanë shënuar nga një gol për çdo pjesë, duke marrë kështu suksesin e radhës në kampionat, që i ngjit përkohësisht të vetëm në krye të tabelës së klasifikimit.

Vazhdon kriza e thellë e Leverkusenit, që është mposhtur sërish, këtë herë 0-3 në shtëpi nga Hoffenheim. “Aspirinat” pësojnë humbjen e tretë radhazi në po aq ndeshje të luajtura në kampionat.

Është mbyllur në barazim pa gola sfida mes Wolfsburg dhe Schalke. Freiburg ka fituar në transfertë përballë Stuttgart falë një goli të Grifo, ndërsa një gol i Jae-Sung Lee në kohën shtesë, ka vulosur fitoren 2-1 të Mainz në shtëpinë e Augsburg. / Oversport.tv

Foto: SV Werder Bremen EN Twitter

You may also like