Bundesliga, Koln mposht Greuther Furth-in

by admin
Spread the love

Java e 7 e Bundesliges nisi me një fitore të Koln ndaj Greuther Furth me rezultatin 3-1. Gjithsesi nuk ishte aspak një ndeshje apo një fitore e lehtë për skuadrën e Baumgart, sepse miqtë shënuan të parët pas 7 minutash lojë me Meyerhofer.

Vendasit provuan të gjenin golin e barazimit, por sulmi nuk ishte në lartësinë e duhur dhe pse diktuan ritmin. Në fraksionin e dytë vendasit rregulluan pikërisht gabimet e pjesës së parë, pasi në minutën e 50-të Anderson shënoi golin e barazimit, ndërsa pas 5 minutash, Skhiri përmbysi gjithëka.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes ishin përsëri vendasit që tentuan të realizonin, por goli i sigurisë erdhi vetëm në minutën e 89 me autorë Skhiri.

Pas 3 barazimeve radhazi, Koln rikthehet te fitorja dhe kjo ishte e 3 sezonale, duke prekur vendin e 6 në renditje në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Greuther Furth mbetet përsëri në fundin e klasifikimit, si skuadra më e dobët që ende nuk ka fituar një ndeshje duke mbetur në vendin e 18 me vetëm 1 pikë.


Top Channel

You may also like