Bullgaria thotë “fjalën e fundit”: S’e heqim veton për Maqedoninë (Bllokon edhe Shqipërinë)

by admin
Spread the love

Politika e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet e pandryshuar, tha kryeministri i përkohshëm bullgar, Stefan Janev në intervistë për BNT. Duke qenë se fati i Maqedonisë së Veriut është i lidhur me atë Shqipërisë, me shumë gjasa asgjë nuk do të ndryshojë as në raport me vendin tonë në çështjen e integrimit europian.

Sipas Janevit, Bullgaria shumë mirë e ka deklaruar qëndrimin e saj para shoqërisë bullgare lidhur me pozitën ndaj Maqedonisë së Veriut, por edhe para partnerëve të BE.

Nuk do të heqim dorë nga pozita jonë”, deklaroi kryeministri i Bullgarisë.

Ndonëse Shkupi, por edhe Tirana prisnin që zgjedhjet në Bullgari të pasoheshin me një ndryshim kursi për heqjen e vetos që po mban peng zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare, pasi rrugëtimi për dy vendet është konceptuar në bllok, si duket kjo s’ka për të ndodhur. Duke qenë se fjalën e fundit e kishte qeveria e re që u formua, deklarata e kryeministrit nuk lë vend për të menduar se diçka do ndryshojë.

Fillimisht ideja e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut u la e hapur, por disa shtete të BE-së u shprehën kundër pasi sipas tyre vendimi do të jepte sinjal negativ për rajonin.

You may also like