Bullgaria heq kufizimet për udhëtim për shtetasit e Maqedonisë së Veriut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me anë të një statusi në facebook, ka bërë të ditur se nga dita e nesërme, Bullgaria do t’i  heq kufizimet për udhëtim për shtetasit e Maqedonisë së Veriut.

“Informacionet më të reja për vendimet e fundit të Qeverisë në Sofje. Duke filluar nga nesër, 10 tetor, Republika e Bullgarisë i tërheq kufizimet për udhëtim për shtetasit tanë në territorin e saj. Me vendimin e fundit, Maqedonia e Veriut nga zona e kuqe është zhvendosur në zonën portokalli. Ndalesa është shfuqizuar për të gjithë ata të cilët kanë certifikatë për vaksinim (14 ditë nga marrja e dozës së dytë) ose certifikatë që e ka kaluar sëmundjen (nga dita e 11-të deri në ditën e 180 të rikuperimit), si dhe PCR test negativ (jo më të vjetër se 72 orë”, shkruan Osmani. /SHENJA/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like