BULLGARI – Ish-komisionerja e BE-së ngarkohet me formimin e kabinetit të ri

by admin
Spread the love

SOFJE, 18 mars /ATSH-DPA/- Presidenti bullgar, Rumen Radev ngarkoi sot Maria Gabriel, një ish-komisionere e BE-së për formimin e qeverisë së re sipas një marrëveshjeje rotacioni të rënë dakord me Nikolai Denkov, i cili dha dorëheqjen si kryeministër dy javë më parë.

Gabriel, e cila shërbeu si zëvendëse e Denkov, tani ka shtatë ditë për të emëruar anëtarët e kabinetit të ri. Ajo është anëtare e partisë liberal-konservatore GERB.

Denkov, një politikan pro-perëndimor, do të shërbejë si zëvendës i Gabriel.

Ndërsa të dy shihen si kundërshtar me njëri-tjetrin për shumë çështje, ata janë të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës në rezistencën ndaj pushtimit rus.

Sipas njoftimeve të medias, mënyra se si do të shpërndahen postet ministrore, emrat e ministrave të rinj dhe nënshkrimi i një dokumenti të përbashkët janë pika të mundshme konflikti në diskutimet për një kabinet të ri mes dy liderëve.

Nëse arrijnë të formojnë një qeveri të re pro-perëndimore, Bullgaria do të shmangë mbajtjen e zgjedhjeve të gjashta parlamentare brenda tre viteve.//a.i./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like