BULLGARI – Arrestohen pesë të dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist të Stambollit

by admin
Spread the love

SOFJE, 19 nëntor /ATSH-BTA/-Pesë persona të dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist të 13 nëntorit në Stamboll janë arrestuar sot në Bullgari, njoftoi zëdhënësja e Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme, Siika Mileva.

Katër prej tyre do të qëndrojnë 72 orë në paraburgim, ndërsa prokuroria ka kërkuar që ata të mbahen në paraburgim për një kohë të pacaktuar.

Prokuroria kërkon arrest me burg pa afat për sirianin Amran Abdulrami, Peter Topal, i cili ka nënshtetësi bullgare dhe moldave, si dhe shtetasit moldavë, Ivan Kalak dhe Leonid Aksakal. E dyshuara e pestë është një grua me probleme shëndetësore, e cila nuk duhet të qëndrojë në burg.

“Prokuroria ngriti akuza për terrorizëm, trafikim të qenieve njerëzore dhe kontrabandë kundër pesë personave”, tha prokurori Angel Kanev.

“Të akuzuarit kanë hyrë ilegalisht në Bullgari. Ata u përfshinë kryesisht në aktivitete logjistike pas sulmit terrorist”, tha ai.

“Vijojnë kërkimet për një person tjetër në kërkim në Turqi”, shtoi Kanev./a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like