Bullgarët nuk mund të hyjnë në Maqedoni: Sistemi në pikën kufitare Deve Bair ka dështuar

by admin
Spread the love





Sistemi i kontrollit të Deve Bair ka gati një orë e gjysmë jashtë funksionit dhe në vendkalim ka ngecje për të hyrë në vend. Problemi ka të bëjë me hyrjen në Maqedoni, ndaj disa nga qytetarët bullgarë që duan të hyjnë sot në mëngjes janë duke pritur në radhë.

Ekipi i “A1on”, i cili ndodhet në pikën kufitare, ka vërejtur dhjetëra automjete të cilat tashmë janë lëshuar nga pala bullgare, në pritje të hyrjes në vend në pjesën maqedonase të kufirit.

Rreth 150 bullgarë u nisën mëngjesin e sotëm në orën 6:30 me një kolonë makinash, në vend të autobusëve siç ishte paralajmëruar më parë.

– Në festë do të jenë rreth 150 qytetarë bullgarë nga Bullgaria. Unë dhe njerëzit që do të vijnë në Maqedoni e njohin popullin maqedonas dhe duam nderime të përbashkëta për Goce Dellçevin sepse ai është heroi ynë i përbashkët. Pa sharje dhe tensione – tha Viktor Stojanov.







Artikulli paraprakHulumtimi: 42% e qytetarëve do të largoheshin nga Maqedonia




You may also like