Bullgarët i sjellin agregatorët – MPB-ja i kthen mbrapsht! – Shqip

by admin
Spread the love

Xhambaski sërish me gjuhë të urrejtjes

Në vendkalimin kufitar në Deve Bair, bullgarët i kanë sjellë agregatorët e premtuar për rrymë kurse MPB-ja I ka kthyer. Agregatorët, sic njofton KlanM, ishin premtuar nga Ministri i Brendshëm bullgar, Ivan Demerxhiev, por nuk dihet nëse ai i ka dërguar.

Nga MPB-ja, sic percjell KlanM, thonë se agregatorët mund të pranohen nëse mbështeten me dokumentacionin e nevojshëm.

Kjo ka qenë arsyeja që Eurodeputeti bullgar, Angel Xhambaski sërish të dërgojë kritika për Maqedoninë e Veriut me akuza për urrejtje.

“Ata vet dëshmuan se arsyeja për shkeljen e të dretave të qindra Bullgarëve për lëvizje të lirë nuk është ndalja e rrymës, por urrejtja e autoriteteve të Shkupit ndaj Bullgarisë dhe Bullgarëve” – ka shkruar në Facebook, Angel Xhambaski.

Paralajmërimet për agregatorë të rrymës, sic njofton KlanM, erdhën pasi më 4 Shkurt ra sistemi i kontrollit në vendkalimin kufitar “Deve Bair”. Bullgarët që ishin nisur në Shkup për të shënuar ditëlindjen e Goce Dellçevit, mbetën disa orë të bollokuar në kufi për shkak të rënies së sistemit. /KlanMacedonia

You may also like