Bulevardi nëpër oborre – protestojnë banorët – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KOSTOVSKI: LETËR QYTETIT TË SHKUPIT, TË NDRYSHOHET TRASEJA,

Nevena, që nga viti 1964, jeton në Butel 1 dhe që nga ajo kohë është kujdesur për pjesën e oborrit. Thotë se i ka paguar edhe tatim shtetit dhe e ka mirëmbajtur, njofton KlanM.

Dje nga Qyteti i Shkupit, Nevena, së bashku me banoret tjerë të kësaj lagjeje kanë pranuar shkresë që për tre ditë të lirojnë pjesët e oborrit pasi aty do të filloje ndërtimi i një bulevardi. Nevena, thotë se ndihet e ofenduar që dikush në këtë moshë, ta quaj uzurpatore.

“Ne kemi dokument nga komuna që kemi bërë që nga 1 prilli i viti 1974 dhe deri tani e mbajmë atë vend që të mos mbijnë thera, nuk na u deshtë as atëherë e as tani. Por uzurpator mua në 84 vite me quan uzurpuese po të jetë sot këtu me bastunin njëherë dhe të shohim kush është uzurpatorë unë apo ajo apo disa tjerë atje. Askujt si kam marrë asgjë atë na e jep shteti me dokument, kemi paguar tatim dhe e kemi mirëmbajte.” – tha Nevena Burkova.

Së bashku me Nevenën, sic njofton KlanM, edhe shumë banorë të kësaj lagje dolën në proteste të organizuar për të shprehur revoltën e tyre.

“Ato duan që të marrin këtë pjesë nga atje e deri këtu, gjithë këtë pjesë në anën e djathtë në këtë drejtim duan ta marrin dhe në këtë pjesë në oborret tona duan të bëjnë bulevardin, pjesën tjetër të lenë të zbrazet dhe aty ka skica që të bëhen 7 ndërtesa disa katesh” – tha Mustafa Hajredini, banor.

Në vendngjarje erdhi edhe Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, i cili siguroi banorët së nuk do të lejojë ndërtimin e ndërtesave në atë pjesë.

”Aspak nuk e kam të lehtë që dikush të quaje kriminel banoret e Butelit, apo më saktësisht uzurpues. 14:07 komuna e Butelit që sot në mëngjes dërgoi letër tek qyteti i Shkupit që kërkojmë që të ndryshohet traseja  dhe mendoj se nuk do të jetë në dëm të askujt. E për ndërtimin e ndërtesave në mbledhjen e parë të komunës këtë muaj do të ngritët iniciativë për anulimin e skicave për ndërtesa” – tha Darko Kostovski.

Banorët, sic njofton KlanM, u shprehën se do të organizojnë edhe protestë më të ashpër nëse Qyteti i Shkupit nuk heq dorë nga ndërtimi i bulevardit i cili do të kalonte nëpër oborret e tyre.

Përgatiti: Avni Tahiri

You may also like