BUKURESHT – Rumania pajiset me avionë luftarakë F-35

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BUKURESHT, 11 prill /ATSH-DPA/ – Në sfondin e luftës ruse të agresionit kundër Ukrainës, Rumania po ndërton forcën e saj ajrore.

Bukureshti dëshiron të blejë disa avionë luftarakë F-35 të prodhuar nga SHBA, njoftoi zyra e presidentit pas një takimi të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes të vendit të kryesuar nga presidenti Klaus Iohannis.

Sasia e avionëve më të avancuar që do të blihen nuk u zbulua.

Këshilli i Mbrojtjes diskutoi gjithashtu situatën e sigurisë në rajonin e Detit të Zi në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Rumania, e cila është anëtare e BE-së dhe NATO-s, kufizohet me Rusinë dhe Ukrainën.

Në nëntor 2022, Bukureshti nënshkroi një kontratë me Norvegjinë për të blerë 32 avionë luftarakë F-16 të përdorur, duke trefishuar gati flotën e Rumanisë F-16. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKafshët shtëpiake janë një nga motivimet më të mëdha për të lënë duhanin

You may also like