Bujar Osmani zotohet për integrim të vendit në BE deri në vitin 2030

by admin
Spread the love

Kandidati për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani, sot ka para të gjithë liderëve të frontit ka shpalosur programin e tij, me të cilën do të garojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill.
Ndërkaq, Liderët e Frontit Europian nënshkruan Deklaratë të përbashkët në mbështetje të programit të Osmanin.
Bujar Osmani para ta pranishme përmendi 10 zotimet, që nëse zgjedhjet President do ti realizojë. E para dhe kryesorja siç tha ai, është anëtarësimi europian deri në vitin 2030.
“Lufta në Ukrainë, 24 shkurti- ka ndryshuar krejtësishtë perspektiven e vendeve anëtare të BE-së, por edhe qytetarëve të BE-së, sa i takon zgjerimit. Ata nuk e shohin më zgjerimin vetëm si një kërcënim që do të shndërronte BE-në në organizatë jo funksionale. Zgjerimi shifet më tepër si çështje e sigurisë dhe stabilitetit të Europës, për shkak se një rajon i pa konsiliduar në BE, është një tranpolin ruse, për të minuar sigurinë e Europës”, ka deklaruar Bujar Osmani, raporton SHENJA.

MARKETING



You may also like