Bujar Osmani njeriu i duhur për postin e presidentit – Shqip

by admin
Spread the love

Deputetja nga radhët e BDI-së, Rina Ajdari në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni tha se Bujar Osmani është njeriu i duhur për postin e presidentit.

”Dje kryetari Ahmeti shpalli kandidaturën për president, pra Bujar Osmanin, sigurisht BDI ka kuadro të përgatitura për të bartur përgjegjësi dhe për të hecur proceset para pra njëri nga ato është ministri Osmani, i cili u dëshmua si politikan i aftë edhe në arenën ndërkombëtare, ka udhëhequr me OSBE-në një vit. Fakti që Osmani i paraprin një qëllimi më madhor të BDI-së është votimi i presidentit në Kuvend me shumicë prej 2/3 e votave të deputetëve. Pra nëse arrijmë në një situatë të tillë presidenti i shtetit do të ketë peshë më të madhe politike edhe në ekzekutiv” – tha Rina Ajdari, deputete e BDI-së. /tvklan.mk/

You may also like