Bujar Nishani reagon menjëherë pas konferencës së Bashës, komenton deklaratën për vetingun ndaj politikanëve

by admin
Spread the love

Demokrati dhe ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar pas konferencës për mediat që mbajti Lulzim Basha paraditen e sotme. “Askush sot nga opozita nuk është kundër vetingut, po përse L. Basha kërkon ta minojë e ta fus atë në xhepin e pengmarrësit të tij ?”, shkruan Nishani duke e cilësuar si gënjeshtar kreun e PD.

Postimi i Nishanit:

“Pse Lulzim Basha gënjen sa herë që del e flet ?

Eshtë e vërtetë që opozita kërkoi vetingun e politikanëve në 2018, por nuk e kërkoi atë nga SPAK.

Askush sot nga opozita nuk është kundër vetingut, po përse L. Basha kërkon ta minojë e ta fus atë në xhepin e pengmarrësit të tij ?

Kjo është pyetja që ai duhet ti përgjigjet.

Përveç shumë e shumë arsyeve pse SPAK nuk ka as legjitimitetin, as moralin, as besueshmërinë e as gjasë të bëjë vetingun, kjo tezë spekulative e L. Bashës bie poshtë vetëm me një argument të thjesht ligjor.

Vetimi nuk është hetim penal.

Vetimi bëhet me legjislacion, mekanizma, aktor, të posaçëm, të përkohshëm, të pavarur, për të evidentuar fakte e prova të paligjshmërisë.

SPAKU , është pikërisht për të marrë më pas këto fakte e prova për ti hetuar penalisht.

SPAK nuk mund të pregatisë punën për SPAK.

Kjo nuk është vetëm qesharake por djallëzi prej skuthash.

Vetimi i pasurive të pajustifikuara të politikanëve dhe familjarëve të tyre do të bëhet me patjetër një ditë të afërme, do apo nuk do L. Basha dhe E. Rama.

PD dhe opozita as nuk drejtohet e as bëhet e besueshme për shqiptarët, me një kryetar që vetëm gënjen !Të shpëtojmë PD për të shpëtuar Shqipërinë !????????”-shkruan Nishani.

You may also like