Bujar Nishani paralajmëron ndryshimin e madh: Nesër është në dorë prova e dytë

by admin
Spread the love

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka përshëndetur zhvillimin e primareve në PD, në kuadër të kandidatëve për zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit.

Nishani shpreh respektin dhe mirënjohjen për angazhimin qytetar e politik të anëtarëve të Partisë Demokratike në Durrës, Shkodër, Peshkopi, Lushnje, Vorë, Rrogozhinë dhe ka theksuar se nesër kanë në dorë provën e dytë për shqiptarët se e vërteta, e drejta, transparenca dhe dinjiteti funksionojnë.

Postimi i plotë i Bujar Nishanit:

“Të dashur miq, anëtarë të Partisë Demokratike në Durrës, Shkodër, Peshkopi, Lushnje, Vorë, Rrogozhinë, duke shprehur të gjithë respektin dhe mirënjohjen për angazhimin qytetar e politik që ofruat në procesin e propozimeve të kandidaturave për zgjedhjet e pjesshme lokale, ju uroj përzemërsisht suksese në këtë betejë që nis.

Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike miratoi kandidaturat e ardhura prej jush si vullnet i lirë qytetarie nga ana juaj.

Ky ishte shembulli i parë i demokratëve për të gjithë shqiptarët se si demokracia dhe liria duhet të funksionojë.

Nesër, ditën e diel ju keni në dorë provën e dytë për shqiptarët se e vërteta, e drejta, transparenca dhe dinjiteti funksionojnë.

Duke marrë pjesë masivisht në votimin e primareve për të përcaktuar kandidatin e përfaqësimit tonë në garën e 6 marsit në bashkitë tuaja, juve do të rivendosni edhe njëherë themelet e pluralizmit dhe përfaqësimit të drejtpërdrejtë të qytetarit në vendimmarrje.

Ky është akti më madhor i demonstrimit të së drejtës, vërtetës dhe integritetit, jo vetëm për ne si Parti Demokratike por për të gjithë shqiptarët.

Më datën 6 mars, ju do të tregoni provën e tretë dhe më madhore së bashku me të gjithë ata qytetarë patriotë në bashkitë tuaja, për ti dhënë vlerën që i takon lirisë, reagimit qytetar, ambicies për qeverisje reale dhe për qytetarin, dimensionit të shqiptarit.

Suksese për ditën e nesërme !

Jemi të gjithë me ju, me zemër, me shpirt, me mëndje e vetëdije qytetare.

Beteja jonë e përbashkët është e gjatë por do të jetë veç triumfuese sepse është beteja për Shqipërinë ndryshe.

FITORE.“-shprehet Nishani,

You may also like