Bujar Nishani del me mesazhin e fuqishëm: Tutorin e Bashës s’do ta lejojmë të na imponojë kryetarin e opozitës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-Presidenti Bujar Nishani, ka përforcuar thirrjet e lëshuara sot në oborrin e selisë së PD nga protestuesit se “pluralizmin nuk e dorëzojmë” dhe se “liria nuk ka çmim”.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Nishani, theksoi se demokratët nuk do të lejojnë që të Edi Rama t’iu imponojë kryetarin e opozitës.

Reagimi:

Edi Rama dhe Drejtori i Policisë së Shtetit kanë kryer një krim të rëndë kushtetues dhe penal sot, – shkroi Nishani, pas zhvillimeve të forta në seli. – Dhunimi barbar i selisë së Partisë Demokratike dhe i mijëra anëtarëve të saj, mbledhur në selinë e tyre është d**huna ekstreme mbi liritë dhe të drejtat themelore politike të qytetarëve shqiptarë.

Tutori i Lulzim Bashës përdori të gjithë furinë dhe egërsinë e forcës së shtetit për t’ju imponuar shqiptarëve kryetarin e opozitës. Kjo nuk do të pranohet kurrë.

Pluralizmin nuk e dorëzojmë. Tutori i krimit të organizuar dhe shtetit mafioz në Shqipëri nuk do të mund të bëhet dot edhe tutori i opozitës shqiptare. Liria nuk ka çmim,” ka theksuar me forcë Nishani.

You may also like