Bugajski: Serbia po e përdor çështjen e Asociacionit për ta penguar dialogun

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analistë të huaj dhe vendorë vlerësojnë se Beogradi po e përdor çështjen e Asociacionit të komunave serbe për ta penguar dialogun e për ta parandaluar ndonjë zgjidhje përfundimtare.

Sipas njohësit amerikan të Ballkanit, Janusz Bugajski, qeveria aktuale nuk duhet të pranojë marrëveshje që destabilozojnë vendin.

“Mendoj se Asociacioni i komunave serbe ishte ide e keqe që nga fillimi. Mendoj se qeveria e Kosovës është detyruar është detyruar të nënshkruajë diçka për të cilën nuk ka ditur se cilat mund të jenë pasojat dhe është përgjegjësi e qeverisë aktuale që të parandalojë zbatimin e çfarëdolloj marrëveshje që do ta destabilizonte vendin dhe do të destabilizonte edhe rajonin”, thotë Bugajski.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare duhet të kishte mësuar diçka është se nuk e duam edhe një Republikë Serbe në Ballkan, sepse kjo bëhet pastaj një burim konflikti, diskutimi dhe ndërhyrje ndërkombëtare nga Rusia”, tha ai për RTK-në.

Bugajski vlerëson se Kosova duhet të vazhdojë të marrë pjesë në takime në secilin nivel për të demonstruar vullnetin e saj për marrëveshje.

Por temat që duhet të diskutohen sipas tij, duhet të jenë brenda kontekstit të arritjes së njohjes reciproke.

You may also like