​Bugajski: Ndryshe prej Kosovës, Serbia është në vijën e parë për imperializmin rus

by admin
Spread the love

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor Janusz Bugajski ka komentuar arrestimin dhe shpalljen non-grata nga Kosova të spiunes ruse Daria Aslamova.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se ndryshe nga Kosova, Serbia është në vijën e parë për imperializmin rus.

“Kosova në vijën e parë kundër imperializmit rus, Serbia në vijën e parë për imperializmin rus”, ka shkruar Bugajski.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka shpallur person të padëshirueshëm Daria Asmalovan, duke ia ndaluar hyrjen për pesë vjet në territorin e Kosovës.

Aslamova (52) është korrespondente speciale e së përditshmes ruse Komsomolskaya Pravda, e njohur për qëndrime pro-Moskës zyrtare. Ajo ka punuar edhe në Ukrainë si korrespondente lufte për kanalin që përhap propagandë ruse – Tsargrad.

You may also like