Buenaventura, porti kolumbian i Paqësorit ku mafia sfidon forcat e sigurisë (video-fotot)

by admin
Spread the love

Marina e Kolumbisë kryente sot një paradë force në disa zona të Buenaventura, porti kryesor i Paqësorit që është izoluar nga dy banda rivale që zotërojnë armë të rënda dhe terrorizojnë popullatën.

Bandat “Shottas” e “Spartanët” përplasen prej muajsh për kontrollin e rrugëve të trafikut dhe aktivitete të tjera ilegale, duke izoluar një nga portet të eksporteve në vend.

Në portin Colombian Pacific kalon rreth 40% e tregtisë ndërkombëtare të vendit, ashtu si dhe shumica e kokainës me destinacion Shtetet e Bashkuara.

Këtu përqindja e vrasjeve është nga më të lartat në Kolumbi me rreth 576, nga viti 2017 deri në 2021, pa llogaritur pengmarrjet dhe personat e zhdukur.

Megjithë raportimin e shpeshtë të situatës në zonë nga mediat perëndimore, nuk duket se qeveria ka ndërhyrë seriozisht për ndryshimin e saj.

“Dy grupet po marrin kontrollin dhe të tregtisë vendase të ushqimit, atyre nuk u shpëton asgjë, ata tani mund të caktojnë çmimet e ushqimeve bazë”, tha për rrjetin AFP aktivisti Juan Manuel Torres.

“Ne po shohim tashmë një luftë të re urbane për kontrollin e zonave rezidenciale, situata është thuajse jashtë kontrolli”, shpjegon ai.