Budallallëku i “Lalit”, si njollë për ambasadat dhe drejtësinë e re – Lajme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ndërhyrja brutale e Erion Veliajt në garën për kreun e FSHF-së po trajtohet gabimisht me sportivitetin e një sfide futbollistike. Por, në fakt, pyetjet se kush e zgjedh presidentin e federatës, si janë organizuar shoqatat e saj, a e ka shndërruar Duka në një feud të vetin organizatën që drejton, janë vetëm ana e dukshme e ajzbergut.

Poshtë saj, në thellësi, fshihet një kapje e frikshme e shtetit e cila nxjerr zbuluar trekëndëshin që po asgjeson demokracinë në këtë vend, atë mes pushtetit politik, atij të ambasadave dhe drejtësisë së re që ata sëbashku e bënë çorbë.

Po të analizohet me vëmendje autopërgjimi skandaloz i Veliajt me një pjesë të komunitetit futbollistik të Tiranës, aty vihen re dy koncepte shumë të rënda. 

Lexo me tej:

Kur socialistët prishin gojën/ Regjistrimet që nxjerrin jetën e fshehtë të pushtetarëve

E para, përdorimi nga rilindja dhe për nevojat e saj i non grata-s amerikane të Berishës, si një shembull për të gjunjëzuar çdo kënd që i del kundër orekseve të saj. Gafurrja e Veliajt në takime zgjedhore për leksionin që iu dha doktorit “që kujtohej si i pathyeshëm” e jo më kundërshtarëve të tjerë është flagrante. Tani më nuk ka dyshim që Eron Veliaj, i cili lajmin e non gratas që i paratha Palmer, e solli në Tiranë shumë përpara se atë ta merrnin vesh pjesa më e madhe e shqiptarëve, po e përdor shkopin amerikan të bejsbollit për këdo që i do qejfi. Asnjë mendje e shëndoshë nuk mund të kuptojë se si ndëshkimi i Berishës, mund të përdoret si model frikësues ndaj kujtdo që nuk është dakord me regjimin e Tiranës dhe kjo të bëhet me heshtjen miratuese të rrugës së Elbasanit. Një precedent i tillë vetëm sa forcon bindjen se autokrati i Tiranës po mbretëron me mbështetjen e Uashingtonit.

Edhe më e rëndë se kjo e para është shfazimi i dytë i Lalit. Ai kërcënoi se do ta luftonte targetin e tij, Armand Duka, duke i vënë nga pas prokurorinë dhe SPAK-un, pra organet e drejtësisë së re, aq shumë të propoganduara nga SHBA dhe BE si diga që do frenonte abuzimet e pushtetit. Nuk kaluan dy ditë dhe ajo që Erion Veliaj e paratha përpara se ngjarja të ndodhte u bë realitet. Me një shkresë të firmosur nga shefja e prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeri, u kërkua nga organi i akuzës sekuestrimi i listës së delegatëve që votuan në asamblenë futbollistike të kryeqytetit. 

Pra shikoni çfarë skandali! 

Veliaj e bën deklaratën se do i vëmë nga pas prokurorinë- të hënën, 24 orë përpara se të ndodhte ngjarja që do të kontestohej nga ai vetë dhe njerëzit e tij. Me këtë logjikë i bie që ai e dinte se aty do bëheshin abuzime dhe se këto abuzime do i hetonte prokuroria.

Ndodhi fiks ashtu sikurse u paratha në urdhërin politik. Dhe drama nuk përfundon me kaq. Shkresa nënshkruhet nga një kryeprokurore rrethi, për të cilën rilindja ka ushtruar tyrysni që të kalojë vettingun, dhe për të cilën ambasadorët kryesorë, që duan të ruajnë diçka nga fytyra e baltosur prej drejtësisë së kapur, kanë protestuar deri në majën e piramidës shtetërore.

Pra, historia e audiopërgjimit të Veliajt kundër Armand Dukës, nuk është thjeshtë një çështje futbolli. Ajo është pasqyra e radhës ku ne mund të shohim nën dritën e diellit aktorët e një regjimi që po tenton të shfarrosë gjithkënd që dëshiron, duke përdorur propogandistikisht ambasadorët perendimorë dhe realisht drejtësinë e financuar dhe mburur prej tyre. 

Po të shtosh në këtë rrëfim edhe ndërthurjen e bashibozukëve të tatimeve dhe policisë politike, që gjithashtu janë përfshirë si shantazhues në garën e FSHF-së, tabloja bëhet më e plotë. Ajo na dëshmon për përdhosjen përfundimtare të çdo elementi të shtetit të së drejtës. 

Armand Shkullaku: Veliaj në betejë, për allatet e Ramës

Në këtë pikë, Erion Veliaj nuk është asgjë më shumë sesa budallai i dobishëm, që na mundëson të shohim më lehtë, atë që regjimi mundohet ta fshehë sa për sy e faqe. Falë vetkënaqësisë së tij prej çilimiu, arogancës për të shantazhuar më të dobtit dhe sjelljes prej lakeu ndaj urdhrave të shefit, ai më shumë shkakton probleme sesa zgjidh punë. 

Prandaj, këtë radhë, pasi mori komandën se duhej sulmuar Armand Duka, ai nuk hezitoi të nxjerrë në mexhlisin e betejës armët që nuk duhen dekonspiruar: mbështetjen e regjimit nga ambasadat dhe përdrorimin e drejtësisë së re, këtë herë në një shkallë më ekstreme, jo thjeshtë për të mbrojtur pushtetarët nga abuzimet, por për tu përdorur prej tyre si kamzhik ndaj kundërshtarëve.

©Lajme

              

You may also like