Bubevski: Provat materiale për vrasjen e Vanjës në një vijë të njëjtë me deklaratat e të dyshuarve!

by admin
Spread the love

Shefi i Prokurorisë së Shkupit, Gavril Bubevski, sot ka deklaruar se për momentin janë duke u hetuar provat materiale në lidhje me vrasjen e Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe Pançe Zhezhovski ng Velesi.
“Hetimi në lidhje me veprimet është në atë nivel që ju thash edhe herën e kaluar, ndërsa normalisht po hetohen provat materiale. Mund të them se provat materiale flasin me të njejtën gjuhë me të cilën flasin të dyshuarit. Aq”, tha Bubevski, raporton SHENJA.
Ai nuk deshi të jep përgjigje konkrete nëse motivi i vrasjes mbetet i njejt- përfitime.
Në pyetjen e gazetarëve nëse makina është incizuar nga “Safe City” ose ndonjë kamerë tjetër, ai tha se janë grumbulluar gjitha provat materiale.

MARKETING



You may also like