Bruno i kërkon “ndarjen” live Annës, ish

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bruno Shemsho dhe Floriana Gjini janë çifti i dytë që u larguan nga edicioni i trete i “Për’puthen”.

Çifti tashmë kanë festuar dhe përmujorin e tyre të parë dhe duken se çdo gjë po shkon shumë mirë mes tyre.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Brunos iu kërkua të t’i bënte një lojë Florianës. Ai duhej ta telefonte dhe t’i kërkonte ndarjen pasi sipas tij, ai është rikthyer me ish-partneren e mëparshme.

Ish-konkurrenti pati dyshime se si do të ishte reagimi i partneres së tij por çdo gjë ndodhi komplet ndryshe. Pasi i tha se duhej të ndaheshin, Floriana u duk se e mori me shumë sportivitet situatën dhe u shpreh se nuk e besonte Brunon.

Në një moment ajo ‘shpërthen’ në të shara teksa Bruno i thotë se është rikthyer me ishin.

Dhe pse ai po përpiqej të ruante seriozitetin, ish-konkurrentja nuk ra pre e lojës. Ajo u shpreh se e njeh shumë mirë partnerin e saj dhe se ai kurrë nuk flet për diçka serioze në telefon por takohen ballë për ballë.


You may also like