Bruno Guimaraes i jep tre pikë të arta Newcastle, zhgënjen sërish West Ham

by admin
Spread the love

West Ham zhgënjen sërish në kampionat, pasi nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në shtëpi përballë Burnley. “Çekiçët” bëjnë një tjetër hap fals në Premier dhe tashmë zvogëlohen shanset për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Miqtë zhbllokojnë sfidën me Weghorst dhe mund të mbyllnin pjesën e parë në avantazh të dyfishtë, por Cornet nuk tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

West Ham mundohet të reagojë në pjesën e dytë dhe barazon shifrat me Soucek, por nuk arrin që të marrë më shumë se një pikë në përfundim të kësaj sfide. Burnley mban gjallë shpresat për mbijetesë, ndërsa West Ham duket se është fokusuar në Europa League.

Newcastle merr një trepikësh të artë me përmbysje përballë Leicester dhe hedh një hap të madh drejt qëndrimit mes më të mirave të Anglisë. Bruno Guimaraes është heroi i “qymyrxhinjve”, pasi shënon dygolëshin që u jep vendasve fitoren.

Leicester kalon e para në avantazh me Lookman, por Guimaraes barazon shifrat në pjesën e parë. Kur dukej se sfida do të përfundonte në barazim, braziliani shënon një tjetër gol në minutën e 5-të shtesë dhe vulos suksesin e Newcastle. / Oversport.tv

Foto: Newcastle United FC Twitter

Angli-Premier League / Java e 33-të

Newcastle-Leicester 2-1

Guimaraes 30’, 90+5’ / Lookman 19’

West Ham-Burnley 1-1

Soucek 74’ / Weghorst 33’

Lexo lajme interesante

You may also like