BRUKSEL – Von der Leyen paralajmëron përshkallëzim të krizës energjetike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

MADRID, 1 gusht /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen paralajmëroi sot për një përshkallëzim të krizës energjetike ndërsa Bashkimi Evropian vazhdon qëndrimin e tij me Rusinë për pushtimin e Ukrainës.

”Meqenëse Rusia tashmë ka ndërprerë plotësisht ose pjesërisht furnizimin me gaz për 12 vende anëtare (të BE-së), ne të gjithë duhet të përgatitemi për situatën më të keqe”, tha Von der Leyen për gazetën spanjolle ”El Mundo”.

Rusia kohët e fundit ka pezulluar dërgesat e gazit në disa vende të BE-së, përfshirë Poloninë, Bullgarinë dhe të shtunën, Letoninë, për refuzimin e tyre për të paguar për dërgesën në rubla.

Kërkesat e monedhës për pagesat e gazit janë të lidhura me përpjekjet e Kremlinit për të lehtësuar ndikimin e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës.

Rusia gjithashtu ka penguar dërgesat në Gjermani, fuqia ekonomike e BE-së, për shkak të punimeve të mirëmbajtjes që shihen si hakmarrje ndaj sanksioneve perëndimore.

Rritja e shqetësimeve për energjinë e shtyu bllokun të binte dakord për një plan emergjent të gazit dimëror javën e kaluar.

”Këto masa janë për të ndihmuar për të përmbushur nevojat tona të furnizimit në dimër”, tha Von der Leyen.

“Në vetëm një javë, BE ka rënë dakord të ndërmarrë një hap vendimtar dhe të paprecedentë për të kundërshtuar kërcënimin e Putinit për të ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz”, tha ajo.

Spanja, ashtu si vendet e tjera të BE-së, fillimisht kundërshtoi planin e emergjencës, por e miratoi atë pasi kishte siguruar koncesione./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like