BRUKSEL – Von der Leyen: Gjithçka për të mbajtur objektivin 1,5 gradë Celsius

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 7 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se duhet bërë gjithçka për të kufizuar ngrohjen globale në 1,5 gradë Celsius, ndërsa liderët botërorë pritet të takohen në Sharm el Sheik për të diskutuar veprimet kundër ndryshimit të klimës.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur larg 1,5 gradë Celsius”, shkroi ajo në Twitter.

“Ne përballemi me shumë sfida, por ndryshimi i klimës është më i madhi”, shtoi presidentja.

Von der Leyen, e cila është gjithashtu në Sharm el Sheik, iu referua një sërë politikave klimatike të Bashkimit Evropian duke shtuar se “Evropa qëndron në vlera optimale”.

Ajo përmendi gjithashtu se BE-ja ka planifikuar një ndihmë ekonomike prej 23 miliardë eurosh (23 miliardë dollarë) në vitin 2021, për financimin e klimës për të ndihmuar në reduktimin e emetimeve të karbonit dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like