BRUKSEL – Ukraina synon të përmbushë kushtet për bisedimet e pranimit në BE deri në fund të vitit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 5 shtator /ATSH-DPA/- Ukraina synon të përmbushë të gjitha kushtet për bisedimet e pranimit në BE deri në fund të vitit, deklaroi sot kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, duke paraqitur një afat kohor jashtëzakonisht të shpejtë.

“Ukraina ka planifikuar të përmbushë të shtatë kushtet e vendosura ndaj vendit kur iu dha statusi i kandidatit në qershor”, tha Shmyhal përpara bisedimeve me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, në Bruksel.

“Si qeveria ashtu edhe populli i Ukrainës janë të bashkuar dhe të përkushtuar për arritjen e anëtarësimit në BE”, shtoi Shmyhal.

Ukraina aplikoi për anëtarësim në BE ditë pas fillimit të pushtimit rus dhe iu dha statusi i kandidatit në më pak se katër muaj, një proces që mund të zgjasë disa vjet.

Megjithatë, udhëheqësit e BE-së kanë paralajmëruar se mund të duhen dekada përpara se Ukraina të bashkohet me bllokun.

Sipas BE-së, fillimisht Ukraina duhet të përmbushë shtatë kushte përpara se të fillojnë negociatat zyrtare të pranimit. Këto përfshijnë nevojën për të luftuar korrupsionin dhe pushtetin e oligarkëve, si dhe përmirësimin e sistemit gjyqësor dhe pavarësinë e medias.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like