BRUKSEL – Ukraina dhe Moldavia zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 23 qershor /ATSH-DPA/- Udhëheqësit e BE-së vendosën sot të bëjnë Ukrainën dhe Moldavinë kandidate zyrtare për anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftoi sot në Twitter presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Një moment historik. Sot shënohet një hap vendimtar në rrugën tuaj drejt BE-së,” shkroi Michel në Twitter.

Ukraina e shkatërruar nga lufta dhe fqinji i ngushtë Moldavia kanë lobuar për muaj të tërë për të nisur procesin e gjatë të anëtarësimit në bllokun prej 27 anëtarësh.

Pranimi në BE, një proces politikisht dhe ligjërisht i ndërlikuar, mund të zvarritet për vite apo edhe dekada.

Të qenit një kandidat zyrtar për anëtarësim është hapi i parë i shumë vendeve drejt anëtarësimit në BE, që ofron akses në mbështetjet financiare për reformat sociale, ligjore dhe ekonomike që synojnë ta afrojnë vendin aspirues me standardet e BE-së. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Magjia e hapave të flamengos në Kalanë e Gjirokastrës

You may also like