BRUKSEL – Tajani: Evropa përfaqëson shpresën për të gjithë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg



ROMË, 5 janar /ATSH-ANSA/ – Ne duhet të shohim një Evropë që përfaqëson dhe që duhet të vazhdojë të përfaqësojë shpresën për të gjithë, një Evropë që duhet përmirësuar, e cila duhet të ketë politikën e saj të jashtme të vërtetë dhe ushtrinë e saj, tha sot zëvendëskryeministri italian dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.

Tajani ndodhet në Paris, ku do të marrë pjesë në varrimin e Jacques Delors, ish-presidentit të Komisionit Evropian që u nda nga jeta së fundmi.

“Të jesh pro evropian nuk do të thotë të heqësh dorë nga identiteti yt si italian, por, nëse je italian i mirë je edhe një evropian i mirë”, shtoi Tajani, duke theksuar nevojën për një Evropë udhëheqëse ”që na lejon të gjithëve të mbrohemi më mirë në kohën e sfidës së madhe globale”./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMete: Vlerësim skemës së pensioneve, shpërndarje më e drejtë e mbështetjes


You may also like