BRUKSEL – Stoltenberg u kërkon aleatëve të mbështesin ndihmën ushtarake për Ukrainën

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 12 qershor /ATSH-DPA/- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u bëri thirrje aleatëve të miratojnë projektin për koordinimin e ndihmës ushtarake dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas në mbrojtje të pushtimit rus.

Duke folur përpara një takimi dyditor të ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, Stoltenberg u bëri thirrje aleatëve të miratojnë një plan përmes të cilit NATO do të udhëheqë koordinimin e ndihmës për Ukrainën.

Projekti është një pjesë kryesore e paketës së mbrojtjes për Ukrainën që aleanca prej 32 anëtarësh dëshiron të miratojë në samitin e liderëve në Uashington në korrik.

Ka patur gjithashtu bisedime të vazhdueshme midis aleatëve për të nënshkruar një fond mbështetës afatgjatë për Ukrainën.

Stoltenberg tha më herët se 40 miliardë euro (43 miliardë dollarë) nevojiteshin çdo vit për Ukrainën.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se ai pret që ministrat e Mbrojtjes në aleancë të miratojnë projektin e trajnimit dhe mbështetjes të premten. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakKualifikimet për punësim, konferenca vjetore e “”Regional Challenge Fund” në Tiranë
Artikulli tjetërBerisha, thirrje partive opozitare për bashkim


You may also like