BRUKSEL – Stoltenberg: Rusia të mos përdorë pretekste të rreme që përshkallëzojnë konfliktin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 25 tetor /ATSH-DPA/-Rusia nuk duhet të përdorë pretekste të rreme për përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktin në Ukrainë, deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Sipas pretendimve të rreme ruse, Ukraina po përgatitet të përdorë një ‘bombë të pistë’ radiologjike në territorin e saj”, tha shefi i NATO-s nga bordi i aeroplanmbajtëses USS George HW Bush në të cilën ai ishte i ftuar. Aleatët e NATO-s e kane hedhur poshtë këtë pretendim të rremë të Rusisë.

“Rusia shpesh akuzon të tjerët për atë që ajo vetë  synon të bëjë. Ne e kemi parë këtë model edhe më herët. Nga Siria në Ukrainë”, shtoi Stoltenberg.

Moska kishte pretenduar më parë se Ukraina po planifikonte të shpërthente një “bombë të pistë” radioaktive në një përpjekje për të diskredituar Rusinë.

“Aeroplanmbajtësja amerikane aktualisht drejton manovrat e NATO-s Neptune Strike 2022”, sipas aleancës perëndimore.

Mbi 80 avionë, 14 anije dhe rreth 6000 ushtarë nga NATO dhe vendet partnere janë të përfshirë në manovra.

“Neptun Strike teston gatishmërinë tonë për të penguar dhe mbrojtur, në të gjithë zonën euro-atlantike”, tha Stoltenberg.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like