BRUKSEL – Stoltenberg: Putin po kryen sulme brutale në Ukrainë sepse po dështon

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 25 nëntor /ATSH-DPA/ – Presidenti rus Vladimir Putin po dështon në Ukrainë dhe për këtë arsye vazhdon me brutalitet më të madh, duke sulmuar objektivat civilë, duke privuar njerëzit nga drita, uji dhe ushqimi, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

”Për Ukrainën është një fillim i tmerrshëm i dimrit”, shtoi Stoltenberg.

”Sulmi i qëllimshëm ndaj infrastrukturës civile është “një krim lufte” dhe përgjegjësit do të duhet të përgjigjen para drejtësisë”, shtoi kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprak“Në gjurmët e familjes së Ismail bej Vlorës”, ekspozitë unike në COD

You may also like