BRUKSEL – Stoltenberg: Ndihma amerikane për Ukrainën në interesin e sigurisë së SHBA-së

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 15 shkurt /ATSH-DPA/- Jam i bindur se Kongresi Amerikan do të miratojë një paketë të ndihmës me vlerë miliarda dollarë për Ukrainën, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel.

“Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së, bazuar në interesat e sigurisë amerikane për të mos lejuar presidentin Putin të fitojë, do të miratojë ndihmën”, tha Stoltenberg, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s ishin në selinë e aleancës për të çuar përpara bisedimet për të shpenzuar 2% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për mbrojtjen dhe për të diskutuar mbështetjen afatgjatë për Ukrainën.

“Vonesa e Uashingtonit në miratimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën ka një ndikim të dukshëm”, paralajmëroi Stoltenberg më herët.

“Aleanca është vazhdimisht e shqetësuar se Ukrainës mund t’i mbarojnë municionet”, tha ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, duke shtuar se po bëhej gjithçka për të ndihmuar Kievin për të zmbrapsur pushtimin rus. //a.i./

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like