BRUKSEL – Spanja dhe Portugalia i kërkojnë BE-së çmim tavan për energjinë elektrike

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 18 mars /ATSH-DPA/ – Spanja dhe Portugalia po planifikojnë një propozim për BE-në që do të kufizonte çmimet e energjisë në bllok në 180 euro për megavat/orë, deklaroi ministrja spanjolle e Tranzicionit Ekologjik, Teresa Ribera.

Një samit i BE-së i 24-25 marsit mund të marrë një vendim për çmimet e energjisë elektrike.

”Por, nëse BE-ja nuk merr një vendim të tillë, ne do të duhet të gjejmë një zgjidhje në nivel kombëtar, sepse njerëzit nuk mund të presin”, tha Ribera.

Çmimet me shumicë të energjisë elektrike në Spanjë kanë pësuar luhatje të forta.

Mesatarja aktualisht është rreth 215 euro për megavat/orë, por ato mund të rriten papritur.

Më 7 mars, ato arritën kulmin përkohësisht në 545 euro për megavat/orë.

Spanja ka kërkuar që çmimet e energjisë elektrike të shkëputen nga çmimet e gazit, të cilat janë rritur me shpejtësi.

Çmimi i energjisë elektrike është i lidhur me burimin më të shtrenjtë të energjisë,  zakonisht gazin.

Kjo ka bërë që çmimet të rriten edhe kur energjia elektrike vjen nga centralet bërthamore apo burimet e rinovueshme të energjisë, të cilat nuk janë më të shtrenjta.

Komisioni i BE-së, i cili ka qenë skeptik ndaj këtyre propozimeve në të kaluarën, ka njoftuar se do të përcaktojë masa deri në fund të marsit për të kufizuar rritjen e çmimit të gazit, nën efektin e pushtimit rus të Ukrainës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like