BRUKSEL – Shumica e vendeve të BE-së përmbushin objektivin për të ulur konsumin e gazit

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Tetëmbëdhjetë vende të Bashkimit Evropian kanë përmbushur objektivin për të ulur konsumin e gazit me të paktën 15%, i vendosur pasi Rusia reduktoi eksportet e karburantit në bllok.

Nga gushti në nëntor, konsumi i gazit shënoi një rënie më të madhe në Finlandë (-52,7%), Letoni (-43,2%) dhe Lituani (-41,6%) krahasuar me mesataren e së njëjtës periudhë të pesë viteve të mëparshme, sipas shifrave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të BE-së, Eurostat.

Gjermania përmbushi objektivin për të ulur konsumin e gazit me rreth 25%.

“Gjashtë vende reduktuan konsumin e tyre por më pak se 15% e kërkuar. Malta (+7,1%) dhe Sllovakia (+2,6%) rritën konsumin e tyre”, sipas Eurostat.

“Në të gjithë BE-në, konsumi i gazit ra mesatarisht me 20,1%. Qiproja nuk përdor gaz”, sipas Eurostat.

Vendet e BE-së vendosën të reduktojnë kërkesën e tyre për gaz me të paktën 15% nga gushti 2022 deri në mars 2023 krahasuar me mesataren e pesë viteve të fundit.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like