BRUKSEL – Shitjet e makinave në BE shënojnë rritje në gusht

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 16 shtator /ATSH-DPA/- Shitjet e makinave të reja në vendet evropiane kanë shënuar një rritje në gusht, pas 13 muaj radhazi rëniejeje, raportoi sot Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA).

Shitjet e makinave të pasagjerëve u rritën me 4,4% në gusht nga viti i kaluar, pas një rënie prej 10,4% në korrik, duke arritur në 650,305 njësi në gusht.

Të gjitha tregjet kryesore të BE-së kontribuan pozitivisht në rritjen ekonomike të rajonit në gusht.

Shitjet në Itali u rritën me 9,9% dhe në Spanjë me 9,1%. Franca dhe Gjermania shënuan përkatësisht një rritje prej 3,8% dhe 3%.

Gjatë periudhës janar-gusht, vëllimi i përgjithshëm i shitjeve u tkurr 11, 9% duke arritur në afro 6 milionë njësi.

Pavarësisht përmirësimit të fundit, rëniet e mëparshme kanë ndikuar negativisht në rritjen e performancës.//a.u/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like