BRUKSEL – PE pezullon të gjitha kompetencat dhe detyrat që i janë deleguar Eva Kailit

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 11 dhjetor /ATSH-DPA/ – Zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian Eva Kaili i janë hequr kompetenca pas lidhjes së saj me hetimin e korrupsionit në Belgjikë.

Kaili, e cila përfaqëson Greqinë, u arrestua mbrëmjen e së premtes në Belgjikë, së bashku me disa të dyshuar të tjerë, në një hetim të dyshuar për korrupsion.

”Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola ka vendosur të pezullojë me efekt të menjëhershëm të gjitha kompetencat dhe detyrat që i janë deleguar Eva Kailit në cilësinë e saj si zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian”, tha një zëdhënëse.

Vendimi për shkarkimin e Kailit, 44 vjeçe, nga posti i zëvendëspresidentit mund të merret vetëm nga vetë parlamenti.

Zyra e prokurorit tha se autoritetet do të takohen të dielën për të vendosur nëse pesë të dyshuarit, përfshirë Kailin, do të mbeten në paraburgim.

Prokurorët thanë se hetimi po shqyrtonte tentativën e ndikimit të huaj dhe akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMoti i keq, rrugët në qarkun e Dibrës të kalueshme

You may also like