BRUKSEL – PE miraton rezolutën për Ukrainën dhe Moldavinë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 23 qershor /ATSH-UKRINFORM/ – Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e një kandidati për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pa vonesë.

“Me 529 vota kundër 45 dhe 14 abstenime, Parlamenti miratoi sot një rezolutë që u bën thirrje krerëve të shteteve apo qeverive t’i japin statusin e kandidatit në BE Ukrainës dhe Republikës së Moldavisë pa vonesë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Parlamentit Evropian.
Eurodeputetët gjithashtu u bëjnë thirrje liderëve të BE-së që t’i japin Gjeorgjisë të njëjtin status “pasi qeveria e saj të ketë përmbushur prioritetet e treguara nga Komisioni Evropian”.

“Ukrainasit, moldavët dhe gjeorgjianët meritojnë të jetojnë në vende të lira, demokratike dhe të begata që janë anëtarë krenarë dhe të përkushtuar të familjes evropiane”, thanë eurodeputetët.

Parlamenti Evropian fton autoritetet e Ukrainës, Republikës së Moldavisë dhe Gjeorgjisë që “të demonstrojnë pa mëdyshje vendosmërinë e tyre politike për të zbatuar ambiciet evropiane të popullit të tyre duke përshpejtuar reformat në mënyrë që të përmbushin në mënyrë efektive kriteret për anëtarësim në BE sa më shpejt të jetë e mundur”./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakFinancimi i partive politike, Celibashi pret ish-ministren e Drejtësisë së Finlandës

You may also like