BRUKSEL – NATO përgjigjet ndaj propozimeve ruse për sigurinë

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 27 janar /ATSH-DPA/- 30 anëtarët e aleancës së NATO-s kanë rënë dakord për t’i dërguar menjëherë Moskës një përgjigje të përbashkët me shkrim lidhur me propozimet e Rusisë për sigurinë.

Këshilli i i aleancës perëndimore të NATO-s ka miratuar komunikimin që pritet të dërgohet me shkrim, ndërsa më herët një mesazh i është komunikuar Rusisë nga Shtetet e Bashkuara.

Moska gjithashtu i ka dërguar një propozim të veçantë Uashingtonit për marrëveshjet e sigurisë mes SHBA-së dhe Rusisë.

Sipas burimeve të NATO-s, përgjigja e përbashkët me shkrim për Rusinë nuk do të publikohet për momentin, ndërsa diplomatët thanë se përgjigja nuk përmban ndonjë lëshim të madh kundrejt Moskës.

Burimet theksuan se përgjigja qartëson se kërkesat kryesore të sigurisë së Rusisë janë të papranueshme për NATO-n, megjithatë komunikimi përfshin oferta të tilla si kontrolli i armëve në një përpjekje për pjesëmarrjen e Moskës në negociata. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/01/2022
Artikulli tjetërMagjia e dëborës në parkun natyror Korab-Koritnik


You may also like