BRUKSEL – NATO hedh poshtë pretendimet e Moskës për tërheqjen e trupave pranë Ukrainës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 16 shkurt /ATSH-DPA/-NATO hodhi poshtë të mërkurën pretendimet e Rusisë për tërheqjen e ushtarëve nga zona kufitare ukrainase dhe njoftoi planet për të vendosur ndoshta trupa aleate në Evropën Juglindore, një veprim që mund të rrisë zemërimin e Moskës.

Pavarësisht pohimeve për të kundërtën, “duket se Rusia vazhdon me grumbullimet ushtarake”, u tha gazetarëve në Bruksel sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ajo që ne shohim është se ata kanë rritur numrin e trupave dhe më shumë trupa pritet te grumbullohen”, tha Stoltenberg.

Rusia fillimisht tha se do të zvogëlonte praninë e saj në zonat afër Ukrainës, ku sipas NATO-s ka grumbulluar mbi 100,000 trupa dhe pajisje në javët e fundit, duke rritur shqetësimet për një pushtim të mundshëm.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha sot se disa njësi të përfshira në manovra në gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, të aneksuar nga Ukraina nga Rusia në vitin 2014, tani janë kthyer në bazat e tyre pas përfundimit të stërvitjeve.

Agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti publikoi një video që tregonte një togë tankesh dhe automjetesh të tjera ushtarake që udhëtonin në errësirë mbi urën e Krimesë që lidh gadishullin me Rusinë kontinentale.

Stoltenberg e hodhi poshtë këtë si provë të një tërheqjeje serioze dhe të qëndrueshme, duke i bërë jehonë mendimeve të shprehura nga udhëheqës të ndryshëm perëndimorë. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u përgjigj, duke thënë se analiza e NATO-s. kishte “probleme”. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like