BRUKSEL – NATO dënon planet e Moskës për referendumet në Ukrainë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 23 shtator /ATSH-DPA/- Tridhjetë vendet anëtare të NATO-s kanë dënuar sot referendumet që Moska po planifikon të mbajë në zonat e pushtuara të Ukrainës, duke thënë se ato nuk do të ishin të vlefshme.

“Anëtarët nuk e njohin dhe nuk do ta njohin kurrë aneksimin e paligjshëm të Krimesë nga Rusia”, thuhet në një deklaratë.

Referendumet false në rajonet e Donetskut, Luhanskut, Zaporizhias dhe Khersonit të Ukrainës nuk kanë legjitimitet dhe do të jenë një shkelje e hapur e kartës së OKB-së.

“Aleatët e NATO-s nuk do ta njohin aneksimin e tyre të paligjshëm dhe jolegjitim. Këto toka janë Ukraina. Ne u bëjmë thirrje të gjitha shteteve të refuzojnë përpjekjet flagrante të Rusisë për pushtim territorial”, thuhet në deklaratë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/9/2022

You may also like