BRUKSEL – Ministrat e BE-së miratojnë masat për të luftuar rritjen e çmimeve të energjisë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 9 shtator /ATSH-DPA/ – Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian miratuan sot masa të ndryshme për të trajtuar rritjen e çmimeve të energjisë elektrike në një takim në Bruksel, duke ngarkuar Komisionin Evropian për hartimin e projektligjeve.

Masat përfshijnë: heqjen e të ardhurave të tepërta të prodhuesve të energjisë elektrike për t’i vënë të ardhurat në dispozicion për familjet dhe bizneset në vështirësi; stimulimin e uljes së kërkesës; vendosjen e një kufiri të çmimit të gazit; dhe mbështetjen e kompanive të shërbimeve në vështirësi financiare.

Kjo do të thotë që Komisioni Evropian mund të paraqesë një projektligj të martën, i cili më pas do të diskutohej dhe mund të ndryshohej nga vendet e BE-së përpara se të miratohej.

Ministri çek i Industrisë Jozef Sikela, i cili kryesoi bisedimet, tha se deri në fund të muajit, kërkohej qartësi per menyren sesi vendet e Bashkimit Evropian do të trajtonin krizat së bashku.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama për konfiskimin e ndërtimeve pa leje: Ashpërsim të ligjit, kontrolle çdo 45 ditë
Artikulli tjetërBordi i Transparencës vendos çmimet e produkteve të shportës

You may also like