BRUKSEL- Michel: Rusia ka goditur sistemin tonë energjetik, nevojitet një bashkim i ri forcash

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 30 shtator /ATSH-ANSA/ – Rusia lëshon raketa ndaj ukrainasve, por gjithashtu ka lëshuar një raketë energjie në zemër të sistemit tonë ekonomik dhe social, deklaroi presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel në mesazhin e tij video drejtuar evropianëve.

“Çdo familje në Evropë vuan nga rritja e faturave dhe çmimeve të supermarketeve. Energjia është e shtrenjtë dhe kjo do të ketë një ndikim të qëndrueshëm për të gjithë ne”, theksoi Michel.

“Kjo është arsyeja pse një bashkim i ri energjetik duhet të zhvillohet tani me një strategji reale të përbashkët, sepse nuk ka alternativë nëse duam të garantojmë furnizime alternative, çmime të drejta dhe tranzicionin klimatik”, theksoi  Michel.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakQeveria ndan mbi 3 milionë euro për listën esenciale

You may also like