BRUKSEL – Michel i tronditur nga vdekjet në fshatin polak pranë Ukrainës

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 15 nëntor /ATSH-DPA/- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel është shprehur i tronditur nga vdekjet që ndodhën në fshatin polak të Przewodów, i cili ndodhet përgjatë kufirit me Ukrainën, mes raporteve të pakonfirmuara se dy raketa ruse humbën rrugën dhe goditën një fermë atje.

“I tronditur nga lajmi se një rakete ose municion tjetër rus ka vrarë banorë në territorin polak. Ngushëllimet e mia për familjet. Ne i qëndrojmë pranë Polonisë. Jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë”, shkroi Michel në Twitter.

Varshava, Uashingtoni dhe selia e NATO-s në Bruksel nuk i kanë konfirmuar raportet, të cilat sugjerojnë një lidhje me sulmin e raketave ruse që goditën sot qytetet dhe infrastrukturën energjetike në të gjithë Ukrainën. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakTrajneri Reja dhe kapiteni Berisha: Të tregojmë që po rritemi dhe kemi vlera

You may also like