BRUKSEL – Lenarçiç: BE ndihmë shtesë për Ukrainën dhe Moldavinë përpara dimrit

by admin
Spread the love

ROMË, 20 tetor /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian do t’i sigurojë Ukrainës dhe Moldavisë 175 milionë euro shtesë (171,4 milionë dollarë) në ndihmë humanitare dhe do të dërgojë strehimore kundër dimrit në Ukrainë, njoftoi komisioneri i BE-së Janez Lenarçiç.

“Dimri i ardhshëm mund të sjellë sfida të mëdha për Ukrainën dhe ne duhet të jemi të përgatitur. Një kapacitet i përkohshëm strehimi do të vendoset menjëherë në tre rajone të ndryshme të Ukrainës, Rivne, Bucha dhe Kharkiv’’, theksoi Lenarçiç.

‘’BE po rrit fondet e saj të ndihmës humanitare me 175 milionë euro shtesë për të ofruar arsim, ushqim, qasje në ujë dhe mbrojtje të dimrit të ftohtë për më të cenuarit”, shtoi ai.

‘’Që nga fillimi i pushtimit të Rusisë, BE-ja ka ofruar ndihmë humanitare në vlerë prej 485 milionë euro për Ukrainën dhe 38 milionë euro për Moldavinë’’, sipas Komisionit Evropian./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like