BRUKSEL, 28 nëntor /ATSH-ANSA/ – Mesazhi që dua të sjell është se ne duhet të vazhdojmë, duhet të luftojmë, Ukraina nuk do të dorëzohet, ne duam të rifitojmë territoret në kufirin e njohur të vitit 1991, deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, duke mbërritur në Bruksel për këshillin e parë NATO-Ukrainë në nivel ministror.
Lidhur me fushën e betejës, Kuleba mohoi se ka ndonjë “ngërç”.
“Është gjithmonë e lehtë të këshillosh të tjerët të heqin dorë dhe të bëjnë lëshime. Ata duhet ta bëjnë këtë së pari”, theksoi Kuleba duke iu drejtuar Kremlinit zyrtar. /os/