BRUKSEL – Kovaçevski: Kompromisi për fillimin e negociatave me MV, i papranueshëm

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 23 qershor /ATSH/- Propozimi i Francës, në këtë formë është i papranueshëm për ne, deklaroi sot kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në një konferencë për shtyp përfundim të samitit BE-Ballkani Perëndimor, sipas rainews.it.

Javët e fundit, presidenca franceze e Këshillit të BE-së ka bërë ndryshime në kuadrin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe ka kapërcyer veton bullgare për fillimin e negociatave të anëtarësimit për Shkupin.

“Nuk mund të lejojmë që një çështje dypalëshe të bëhet shumëpalëshe”, shtoi Kovaçevski, duke përsëritur elementet themelore që Shkupi të mund të pranonte një kompromis të Francës.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor përfundoi pa arritjen e një marrëveshjeje për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, e bllokuar nga vetoja e Sofjes për një mosmarrëveshje identiteti me Shkupin. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like