BRUKSEL – KE shqyrton kufirin e çmimit të gazit në qendrën e tregtimit me shumicë TTF

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 17 nëntor /ATSH-DPA/-Komisioni Evropian po shqyrton vendosjen e një kufiri të çmimit të shitjes me shumicë për gazin e tregtuar në qendrën e tregtimit me shumicë TTF, në atë që do të ishte një version më i kufizuar i një kufiri të përgjithshëm të çmimeve të gazit.

Indeksi i (TTF) Gas Futures, një kompani që shërben për tregtimin virtual të gazit natyror, në Holandë,shërben si një pikë referimi për transportin e gazit në të gjithë bllokun.

“Kufiri do të zbatohet kur çmimet e TTF të arrijnë një kufi të caktuar, dhe kur diferenca midis çmimeve të TTF dhe atyre në tregun botëror për gazin natyror të lëngshëm (LNG) të tejkalojë pragun të paracaktuar”, sipas një draft dokumenti.

“Të dyja vlerat nuk janë përcaktuar ende, por tejkalimi i tyre do të kërkonte automatikisht vendosjen e një kufiri të çmimit”, thuhet në dokument.

Për të shmangur pengesat e furnizimit, kufiri i çmimit do të rishikohet çdo muaj dhe do të pezullohet sa herë që të jetë e nevojshme.

Çmimet e konsumit nuk do të ndikohen drejtpërdrejt nga kufiri i çmimit të gazit.

Çmimi TTF arriti kulmin në gusht në afërsisht 350 euro (364 dollarë) për megavat orë, pasi Rusia reduktoi në mënyrë drastike furnizimin e saj me gaz në BE.

Aktualisht çmimi qëndron në rreth 125 euro për megavat orë, që është dukshëm më i lartë se përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën.

Debatet e vazhdueshme për mënyrën e ndërhyrjes në çmimet e gazit kanë çuar në një mosmarrëveshje në rritje midis vendeve të BE-së.

Ministrat e Energjisë së BE-së do të takohen sërish më 24 nëntor, ku komisioni pritet të paraqesë propozime më konkrete deri atëherë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like