BRUKSEL – KE paraqet planin për rregullat e reja të migracionit deri në vitin 2026

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 12 qershor /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian publikoi sot një plan strategjik që përbëhet nga 10 pjesë – për rregullat e reja të diskutueshme të migracionit dhe azilit për Bashkimin Evropian.

“Qëllimi është që rregulloret të bëhen “realitet në terren” në vendet e BE-së”, tha në një deklaratë zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.

Organi i ri i ligjit të migracionit është produkt i viteve të debateve të ashpra midis shteteve anëtare, por BE-ja më në fund miratoi legjislacionin e ri në maj.

Ligjet e reja kërkojnë që të 27 shtetet anëtare të BE-së të mbajnë përgjegjësi për menaxhimin e kërkesave për azil – përfshirë ata që votuan kundër reformave – por paketa gjithashtu i bën rregullat shumë më të rrepta për aplikantët.

Pas miratimit, shtetet anëtare të BE-së kanë dy vjet kohë për të futur rregullat e reja në legjislacionin kombëtar.

Strategjia e komisionit është të ndihmojë vendet e bllokut ta bëjnë këtë deri në mesin e vitit 2026.

Aplikantët që vijnë nga një vend me një normë njohjeje azili në BE më pak se 20%, si dhe nga vendet në rrezik për sigurinë publike, do t’i nënshtrohen kontrolleve kufitare.

Sipas legjislacionit, të ardhurit në bllok do të regjistrohen gjithashtu me gjurmë gishtash dhe foto për të patur nën kontroll kërcënimet ndaj sigurisë publike. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like